'Hailey Bieber më kontaktoi dhe më tha...', Selena Gomez çmend rrjetin me postimin e fundit

Selena Gomez ka marrë të gjithë vëmendjen me statusin e bërë së fundmi në Instagram. Këngëtarja ka bërë me dije se Hailey Bieber e ka kontaktuar dhe i ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje pas dramës që pushtoi internetin disa javë më parë.
Selena iu ka kërkuar të gjithëve të mos e bullizojnë më Haileyn, duke shtuar se dëshiron vërtetë që e gjithë kjo të mbarojë. "Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri me dije se ka marrë kërcënime me vdekje dhe komente të mbushura me urrejtje dhe negativitet. Nuk jam "pro" kësaj. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje apo bullizim. Kam advokuar gjithnjë për mirësjellje dhe dua vërtetë që e gjitha kjo të mbarojë', ka shkruar ajo. Për t’i dhënë fund Selena i ka bërë “follow” Hailey-t në Instagram.
Deklarata e këngëtares po bën xhiron e rrjetit.
Kujtojmë se gjithçka nisi me një postim ku Selena tregonte vetullat dhe më pas Kylie dhe Hailey postuan një foto të vetullave të tyre. Gjithashtu një video e Hailey-t në Tik Tok u mor si kunjë për Selenën. Që nga atëherë fansat nuk janë ndalur me sulme e komente negative. Selena nga ana tjetër ka fituar ndjekës të shumtë duke u kthyer në gruan më të ndjekur në Instagram.