Grupi që fitoi Eurovizionin martohen të katërt me njëri-tjetrin

XING
Anëtarët e grupit italian Maneskin që fitoi vendin e parë në Eurovizion 2021, janë martuar me njëri-tjetrin. Ceremonia ndodhi në Palazzo Prancaccio, me të ftuar influencues, producentë, reperë dhe DJ.
Në fotot e postuara në llogarinë e tyre zyrtare, anëtarët e grupit shihen të veshur me të bardha, duke u puthur me njëri-tjetrin në një ceremoni.
Për videon e lançimit të albumit të tyre të ri, 'Rush', në bashkëpunim me Spotify, Victoria, Damiano, Ethan dhe Thomas u martuan në një ceremoni.
“Spotify ka nderin të njoftojë se Maneskin do të martohet me nxitim”, thuhet në postimin e platformës së njohur, e cila fton publikun e grupit në dasmën më... “rock”.