Georgina Rodriguez reagon për herë të parë pas humbjes së djalit

XING
Rreth dy javë më parë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez humbën njërin ndër binjakët që po prisnin, djalin e porsalindur. Këto ditë kanë qenë shumë të komplikuara për të dy ata.
Së fundmi, Georgina ka reaguar për herë të parë pas humbjes së madhe. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të Ronaldos, i cili drejton gishtin nga qielli në shenjë nderimi për të birin.
Gjesti emocionues i futbollistit erdhi kur ai shënoi kundër Arsenalit gjatë ndeshjes së të shtunës. Ronaldo ia dedikoi djalit të ndjerë.