Georgina bën mes lotësh rrëfimin prekës: Ishte momenti më i keq i jetës sime

Georgina Rodriguez ka rrëfyer mes lotësh momentin kur humbi fëmijën e saj duke e quajtur "momentin më të keq të jetës". Kjo ndodhi vitin e kaluar kur Georgina lindi binjakë, me vetëm një të mbijetuar.
“Prioriteti im tani janë familja dhe fëmijët e mi”, tha Rodriguez në sezonin 2 për serialin e saj dokumentar "I Am Georgina".
Edhe pse jeta është “e vështirë”, 29-vjeçarja është e vetëdijshme se duhet të ecë përpara. “Jeta vazhdon”, tha ajo e prekur. “Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.
Në prill 2022, Rodriguez dhe Ronaldo njoftuan lindjen e një vajze të quajtur Bella, por ata po linin pas vëllanë e saj binjak.
"Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë", njoftoi çifti në Instagram në atë kohë." Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi."
Çifti gjithashtu deklaroi se të dy ishin të shkatërruar ndërsa vazhduan me një shënim për djalin e tyre të ndjerë. "Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë."