Nga Bota, 13 Shtator 2022, 13:21

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se fëmijët të humbin shikimin

XING

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

Një çift kanadez, Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier kanë nisur një udhëtim nëpër botë bashkë me fëmijët e tyre. Kur ata mësuan se tre nga katër fëmijët e tyre kishin retinitis pigmentosa, një gjendje e rrallë gjenetike që shkakton humbje të shikimit me kalimin e kohës, ata morën vendimin të bënin një turne botëror për të krijuar kujtime.

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

Vajza e Lemay dhe Pelletier, Mia, 12, dhe djemtë Colin, 7, dhe Laurent, 5 vjeç, u diagnostikuan me retinitis pigmentosa. Aktualisht nuk ka asnjë kurë apo trajtim efektiv dhe çifti tregon se fëmijët e tyre mund të jenë “plotësisht të verbër nga mesi i jetës”.

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

E ëma e fëmijëve tha për CNN se specialisti rekomandoi që ajo të krijonte “kujtime vizuale” dhe kuptoi se ekzistonte një mënyrë vërtet e pabesueshme që ata mund të bënin këtë.

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

“Mendova: Nuk do t’i tregoj një elefant në një libër, do t'i çoj për të parë një elefant të vërtetë. Do ta mbush kujtesën e tyre vizuale me imazhet më të mira, më të bukura që mundem”, tha ajo.

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

Edith dhe burri i saj shpejt filluan të bëjnë plane për të kaluar një vit duke udhëtuar nëpër botë me fëmijët e tyre.  Ata filluan udhëtimin e tyre në Namibi. Më pas, u nisën për në Zambia dhe Tanzani, përpara se të zbarkonin në Turqi për një muaj. Familja më pas mori rrugën për në Mongoli, përpara se të shkonte në Indonezi.

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

“Udhëtimi është diçka nga e cila mund të mësosh. Është e këndshme dhe argëtuese, por gjithashtu mund të jetë shumë e vështirë. Mund të lodhesh. Por ka shumë që mund të mësosh nga vetë udhëtimi”, tha ajo.

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se

Familja nis një udhëtim nëpër botë përpara se