Nga Bota, 24 Maj 2023, 21:29

E trishtë/ Shuhet në moshën 83-vjeçare këngëtarja legjendare, Tina Turner

XING

E trishtë/ Shuhet në moshën 83-vjeçare

Tina Turner, këngëtarja dhe interpretuesja e pandalshme e skenës është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Turner vdiq të martën, pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht pranë Cyrihut, Zvicër, sipas menaxherit të saj. Ajo u bë një shtetase zvicerane një dekadë më parë.

Turner kishte vuajtur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin, një goditje në tru dhe dështimin e veshkave.

Ajo u bë e famshme së bashku me bashkëshortin Ike në vitet 1960 me këngët si "Proud Mary", "River Deep" dhe "Mountain High". Këngëtarja u divorcua nga Ike abuziv në vitin 1978 dhe gjeti sukses edhe më të madh si artiste solo në vitet 1980.

E quajtur Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj të egra dhe energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm.

Vdekja e saj është bërë e ditur në faqen e saj zyrtare në Instagram.

“Me muzikën dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i themi lamtumirë një shoqeje të dashur që na lë të gjithëve punën e saj më të madhe: muzikën e saj”, thuhet në postim.

Turner fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock 'n' Roll Hall of Fame në 2021 si një artiste solo, pasi u fut për herë të parë së bashku me Ike Turner në 1991. Yjet më të rinj që kanë ndjerë ndikimin e saj janë Beyoncé, Janet Jackson, Janelle Monae dhe Rihanna.