E gjithë bota flet për ta, Rihanna dhe ASAP Rocky fotografohen bashkë

Ditët e fundit është përfolur se ASAP Rocky ka tradhtuar Rihannën me stilisten Amina Muaddi dhe lajmi bëri xhiron e botës. Por çifti duket se nuk është shqetësuar aspak nga këto lajme.
Ata janë shfaqur mbrëmë bashkë teksa po shkonin për të darkuar në Barbados.
Rihanna dukej e pashqetësuar dhe në humor teksa kishte ekspozuar barkun e rrumbullakosur me një fustan të zi.
Kujtojmë që Amina Muaddi i mohoi ashpër akuzat. Dizajnerja e këpucëve bëri një deklaratë në mediat sociale të premten.
“Gjithmonë kam menduar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër. Fillimisht mendova se këto thashetheme të nxitura me qëllime keqdashëse nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur, pavarësisht nga faktet që kanë. Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë dhe unë po i kthehem biznesit tim – ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, shkroi ajo.