Nga Bota, 8 Shtator 2022, 19:46

E fundit/ Mbretëresha Elizabeth II ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare

XING

E fundit/ Mbretëresha Elizabeth II ndahet nga jeta në moshën 96

Monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham.

Shëndeti i saj u përkeqësua këtë mëngjes dhe ajo ndodhej nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral. Princi Charles dhe William udhëtuan drejt Skocisë për të vizituar Mbretëreshën.

 “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite", thuhet në njoftim.

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin.