11 Mars 2023, 14:48

E bënë të vdekur pas tërmetit, reagon Cansu Dere

XING

E bënë të vdekur pas tërmetit, reagon Cansu Dere

Aktorja turke Cansu Dere ka folur më në fund pasi fansat e saj dyshuan se ajo ishte zhdukur nga tërmeti që goditi Turqinë. Aktorja nuk reagoi për javë të tëra ndaj shumë u frikësuan se ajo kishte humbur jetën.  

Por më në fund ajo ka kontaktuar me mediat dhe ka treguar se nuk ishte në publik pasi po qëndronte në shtëpi.

"Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura", tha Jansu Dere për CNN Turk.