14 Dhjetor 2022, 16:26

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me fansin e saj

XING

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me fansin e saj

Dua Lipa ka nisur një lidhje të re. Këngëtarja shqiptare me famë botërore përflitet për një lidhje me artistin Jack Harlow, i cili është fans i saj. Dua Lipa, 27 dhe Jack Harlow, 24 thuhet se janë bashkë disa muaj pasi reperi shkroi një këngë duke rrëfyer se e adhuronte atë. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Jack doli në skenë me albumin e tij të dytë gëzoi sukses të madh. Në albumin e tij debutues ishte një këngë e titulluar, Dua Lipa.

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me fansin e saj

“Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa një bashkëpunim”, thotë Jack në këngë. Tani dyshja me sa duket kanë filluar të takohen pasi rastisën në një event në fillim të dhjetorit dhe që atëherë kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm”.

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me fansin e saj

Sipas Page Six reperi fluturoi për në New York të premten për të takuar Dua-n pas paraqitjes së saj në Jingle Ball, dhe dyshja u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në të njëjtën kohë të nesërmen. Dyshja me sa duket gjithashtu u larguan në të njëjtën kohë, por përsëri veçmas. Një burim shtoi se Jack “do të bëjë më të mirën, pasi ai ka qenë gjithmonë një fans i saj”.

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me fansin e saj