Nga Bota, 22 Maj 2023, 17:14

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

XING

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

Dua Lipa dukej më e dashuruar se kurrë teksa u shoqërua me të dashurin e ri Romain Gavras, 41 vjeç, në Hotel du Cap-Eden-Roc gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të dielën.

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

Këngëtarja 27 vjeçe, u pa në krahët e të dashurit të saj të ri, ndërsa çifti ecte nëpër hotelin e tyre, siç shihet edhe nga fotot e DailyMail.

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

Çifti që deri më tani e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin të përqafuar. 

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

Dua kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë të zezë, me një çantë mbi supe.

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

Ndërkohë Romain ishte veshur me një këmishë të kaltër gjysmë të zbërthyer të cilën e kombinoi me një palë pantallona të shkurtra.

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

Dyshja morën vëmendjen e mediave duke bërë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë qenë duke shijuar kohën së bashku dhe kanë shumë të përbashkëta. Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Të dy janë njerëz vërtet krijues”, tha burimi pranë çiftit.

Dua Lipa më e lumtur se kurrë me të dashurin e ri