Nga Bota, 18 Dhjetor 2022, 13:53

Drake vendos bast 1 milion dollarë për fitoren e Argjentinës

XING

Drake vendos bast 1 milion dollarë për fitoren e Argjentinës

Sot mbahet finalja e shumëpritur mes Argjentinës dhe Francës. Reperi Drake ka vënë bast 1 milion dollarë që Argjentina të fitojë finalen e Kupës së Botës 2022.

Reperi kanadez e ka bërë të ditur këtë në rrjetet sociale. Nëse Argjentina fiton ndaj Francës, Drake do të fitojë 2,750,000 dollarë.

Kujtojmë se Drake njihet për faktin se skuadrat apo sportistët që ai mbështet apo fotografohen me të humbasin.