Djalë apo vajzë? Vjen në jetë bebi, Rihanna bëhet nënë për herë të parë

XING
Rihanna dhe Asap Rocky janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë me datë 13 Maj, emri i të cilit nuk dihet ende.
Lajmi është bërë i ditur nga TMZ, ndërsa çifti i njohur nuk kanë reaguar ende.
Kujtojmë se Rihanna e konfirmoi shtatzëninë në Janar të vitit 2022. Që nga ai moment ajo nuk i kurseu daljet në publik, apo fotot me barkun e rrumbullakosur.