Nga Bota, 26 Qershor 2022, 14:54

'Ditë e zezë'/ Bebe Rexha, Dua Lipa, Taylor Swift, kundërshtojnë vendimin e SHBA për abortin

XING

'Ditë e zezë'/ Bebe Rexha, Dua Lipa, Taylor Swift,

Vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së për ta bërë të paligjshëm abortin në shumë shtete të saj ka shkaktuar zemërim në të gjithë Amerikën. Njerëz të famshëm si Taylor Swift , Harry Styles, Dua Lipa dhe Bebe Rexha reaguan ashpër ndaj vendimit të gjykatësve amerikanë për të bërë të paligjshëm abortin në disa zona të SHBA-së.

Taylor Swift shprehet se është e tmerruar që aborti është ndaluar në disa pjesë të Amerikës . Duke shkruar në Twitter, këngëtarja 32-vjeçare komentoi: “Jam absolutisht e tmerruar që jemi këtu, që pas kaq shumë dekadash përpjekjesh për të drejtat e grave në trupin e tyre, ky vendim na zhvesh lakuriq”.

'Ditë e zezë'/ Bebe Rexha, Dua Lipa, Taylor Swift,

Harry Styles, shkroi: ” Jam absolutisht i shkatërruar nga populli amerikan sot. Kujdesuni për miqtë tuaj. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë dhe lufta tani fillon. “Kjo është një ditë vërtet e zezë për Amerikën.”

'Ditë e zezë'/ Bebe Rexha, Dua Lipa, Taylor Swift,

Artistja shqiptare, Bebe Rexha, bëri gjithashtu një reagim të ashpër në llogarinë e saj zyrtare në Twitter. “Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkroi 32-vjeçarja.

'Ditë e zezë'/ Bebe Rexha, Dua Lipa, Taylor Swift,

Ndërsa Dua postoi një status ku shkruhej: “Ta bësh abortin të paligjshëm dhe të kriminalizuar do të thotë që njerëzit do futen në telashe nëse ndodh të dështojnë gjatë shtatzënisë, njerëzit do vdesin në rast se aborti mund t’i shpëtojë, njerëzit do udhëtojnë në shtete të tjera për të abortuar”.

'Ditë e zezë'/ Bebe Rexha, Dua Lipa, Taylor Swift,