Nga Bota, 8 Nëntor 2022, 15:59

Dënohet me 11 vite burg personazhi i i famshëm i Instagramit

XING

Dënohet me 11 vite burg personazhi i i famshëm i Instagramit

Një influencër Instagrami nga Nigeria është dënuar për më shumë se 11 vite burg në SHBA për rolin e tij në një sindikatë ndërkombëtare mashtrimi. Hushpuppi, emri i vërtetë i të cilit është Ramon Abbas shfaqte një stil jete të pasur në faqen e tij në Instagram e cila ndiqej prej më shumë se 2,8 milionë ndjekësish derisa u çaktivizua.

Dënohet me 11 vite burg personazhi i i famshëm i Instagramit

Përveç dënimit me burg, gjykatësi në Los Anxhelos e urdhëroi atë që të paguante 1,732,841 dollarë si kompensim për 2 viktima të mashtrimit. Abbas do të vuajë dënimin e tij në një burg federal.

Dënohet me 11 vite burg personazhi i i famshëm i Instagramit

Vitin e kaluar ai u deklarua fajtor për pastrim parash. Abbas pranoi se u përpoq të vidhte më shumë se 1,1 milionë dollarë nga një bamirës që donte të financonte një shkollë të re për fëmijët në Katar. Ramon Abbas e mashtroi bamirësin për të siguruar fonde për shkollën në Katar duke luajtur rol si zyrtar i një banke me një faqe internet fallco. Në lidhje me këtë ngjarje, departamenti i drejtësisë i SHBA-së tha që dyshohet se janë të tjerë të përfshirë, por Abbas luante një rol kyç.

Dënohet me 11 vite burg personazhi i i famshëm i Instagramit

Gjithashtu Abbas e pranoi se ishte përfshirë në disa skema të tjera mashtrimi përmes internetit.

Dënohet me 11 vite burg personazhi i i famshëm i Instagramit