Cara Delevingne shfaqet në gjendje të rëndë, bën veprime të pakontrolluara në mes të rrugës

Të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e supermodeles së Victoria's Secret, Cara Delevingne. Modelja që dikur ecte me vetëbesim në pasarelat e modës, sot nuk njihet më.
Miqtë dhe familja kanë frikë se duhet të bëjnë një ndërhyrje urgjente pasi kanë parë sjelljen e saj të kohëve të fundit.
Fotot tronditëse nga The sun, e tregojnë atë duke bërë veprime të pakontrolluara, pa veshur këpucë, me flokë të shkatërruar dhe mavijosje në krahë. Sjellja shqetësuese e Cara-s vjen vetëm disa ditë pasi ajo u pa duke tymosur në makinën e saj.
Një mik i ngushtë i tha The Sun: “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Carës është e përfshirë. Duhet të sigurohemi që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë”.
Ndërkohë përdoruesit në rrjete sociale dyshojnë se supermodelja ka arritur në këtë gjendje nga substancat narkotike.