Bebe Rexha merr vëmendjen në Grammys, shpallet ndër të veshurat më bukur

XING
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka marrë vëmendjen me paraqitjen e saj mbrëmjen e djeshme në Grammys 2023. Bebe u shfaq e veshur me një fustan rozë duke nxjerrë nëpah hiret e saj. Këngëtarja me fustanin e saj nga Moschino u cilësua si ndër të veshurat më mirë.
Mirëpo Bebe nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit.
Bebe ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n.
Kënga “Break my soul” nga Beyonce u shpall fituese.