Nga Bota, 9 Nëntor 2022, 00:56

Arrestohet transgjinorja e famshme Nikita

XING

Arrestohet transgjinorja e famshme Nikita

Nikita Dragun, transgjinorja e famshme është arrestuar në një hotel luksoz në Miami pasi policia tha se ajo lagu me ujë personelin e sigurisë dhe oficerët. 

Arrestohet transgjinorja e famshme Nikita

Makeup artistja 26-vjeçare po argëtohej në The Goodtime Hotel kur u arrestua të hënën në mbrëmje për një akuzë për dhunë ndaj një oficeri policie.

Arrestohet transgjinorja e famshme Nikita

Në raportin e policisë thuhet se oficerët u thirrën në përgjigje të një raportimi të dikujt që po shkaktonte rrëmujë në hotel. Sipas policisë, sigurimi i hotelit i njoftoi se Nikita ishte duke bredhur lakuriq në zonën e pishinës për një kohë të gjatë.

Arrestohet transgjinorja e famshme Nikita

Nikita derdhi ujë mbi punonjësit e hotelit me qëllim dhe nuk iu bind urdhrave për të ndaluar. Oficerët thanë se kur mbërritën në hotel shkuan në dhomën e Nikitës, dhe dëgjuan muzikë të lartë. Pas shumë trokitjesh, Nikita ka hapur derën dhe më pas ua ka përplasur në fytyrë. "A doni më shumë?", i ka thënë ajo disa sekonda më vonë kur rihapi derën. Nikita dyshohet se hodhi një shishe me ujë drejt rojes dhe oficerit, duke çuar në arrestimin e saj. Tani ajo po mbahet në paraburgim.