Akuza për trafikim të qenieve njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen në Rumani

XING
Influencuesi kontrovers dhe mizogjeni Andrew Tate është arrestuar në Rumani së bashku me vëllain e tij, Tristanin, me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krimit të organizuar.
"Të dyshuarit duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto", thanë prokurorët.
Dyshja thuhet se kanë qenë nën hetim për rrëmbimin e dyshuar të dy vajzave të reja në vilën e tyre në qytetin Voluntari.
Policët thonë se deri më tani gjashtë viktima janë paraqitur duke pretenduar se janë shfrytëzuar seksualisht nga grupi i organizuar kriminal.
Burimi: The Sun