Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

XING
Janë bërë prindër për herë të parë aktorja e famshme amerikane, Keke Palmer dhe partneri i saj, Darius Jackson. Lajmin Keke Palmer e dha përmes Instagramit duke postuar fotot e para me vogëlushin.
“Vetëm 48 orë që jemi bërë prindër. Nuk jam duke e fshehur botën nga djali im, jam duke e fshehur djalin tim nga bota. Mirë se erdhe në jetë!”, ka shkruar aktorja.
29-vjeçarja e ka pagëzuar djalin me emrin Leodis Andrellton Jackson.
Palmer konfirmoi thashethemet e shtatzënisë gjatë një paraqitje në “Saturday Night Live”.