Aktori i Hollivudit, Danny DeVito zbulon origjinën shqiptare: Gjyshja fliste gegë

Aktori i madh amerikan, Danny DeVito, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi për podcastin "The always sunny" se rrënjët e tij janë shqiptare. DeVito kujton se gjyshja e tij fliste një gjuhë të veçantë.
“Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshet e mia është nga Kalabria, dhe mu aty është Italia. Kur unë isha shumë i vogël ajo ishte në shtratin e vdekjes, histori tragjike… Ajo fliste një gjuhë që quhej gegë. Disa njerëz mund ta dinë çfarë është, është një gjuhë hibride shqiptare, një gjë italo-shqiptare… Gjyshi im nuk e pëlqente, sepse ajo e fliste me shoqet e saj…”, thotë DeVito.
“Kam takuar vetëm një njeri që e njihte këtë gjuhë, gjithashtu një person i lindur në jug të Italisë. Gjuha është shumë e bukur, e vetmja fjalë që njoh është “shiu”, një fjalë e bukur. Nuk ka lidhje fare me italishten apo arabishten… thuajse si muzikë…”, vazhdoi aktori.