Nga Bota, 20 Shtator 2022, 23:38

Adam e mohon tradhtinë, një tjetër modele nxjerr mesazhet e papërshtatshme me këngëtarin

XING

Adam e mohon tradhtinë, një tjetër modele nxjerr mesazhet e

Nëse nuk e dini ende çfarë po ndodh: Adam Levine, këngëtarit të grupit Maroon 5 po i zbulohen tradhtitë një pas një, teksa bashkëshortja e tij, supermodelja e Victoria's Secret është në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Adam, 43 dhe Behati, 33, janë të martuar që nga viti 2014 dhe kanë dy fëmijë së bashku përveç të tretit që është rrugës.

Adam e mohon tradhtinë, një tjetër modele nxjerr mesazhet e

Të hënën, modelja e Instagramit Sumner Stroh publikoi një TikTok në të cilin shpjegoi se ajo dhe Adam kishin një lidhje njëvjeçare që kishte përfunduar muaj më parë. Në TikTok-in e saj, Sumner thotë se "kishte një lidhje me një burrë që është i martuar me modelen e Victoria's Secret... Isha e re, isha naive. Dhe dua të them, sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar, u manipulova shumë lehtë.”

Adam e mohon tradhtinë, një tjetër modele nxjerr mesazhet e

“Adami dhe unë po shiheshim për rreth një vit, pasi ndalova së foluri me të për disa muaj, kështu ai u kthye në jetën time”. Ajo më pas publikoi mesazhet ku ai e pyeste nëse mund t'i vendoste fëmijës së tij emrin e saj.

Adam e mohon tradhtinë, një tjetër modele nxjerr mesazhet e

Sot këngëtari i Maroon 5 theu heshtjen dhe mohoi akuzat. Adam postoi Instagram një status ku shkroi: "Kam folur me dikë tjetër përveç gruas sime në mënyre flirtimi. Nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime. Në disa raste u bë e papërshtatshme. Kam ndërmarrë hapa proaktivë për ta korrigjuar këtë me familjen time. Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë. Të jem kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoj të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Do ta kalojmë këtë dhe do t'ia dalim së bashku", shkroi ai ndër të tjera.

Adam e mohon tradhtinë, një tjetër modele nxjerr mesazhet e

Por ky nuk ishte fundi i sagës siç do të kishte shpresuar Adami. Një modele tjetër në Instagram ka publikuar foto e video nga mesazhet me këngëtarin. Modelja e quajtur Maryka ka nxjerrë mesazhe që nuk janë as të përshtatshme që një burrë i martuar t'i dërgojë një gruaje që nuk është bashkëshortja e tij.

Adam e mohon tradhtinë, një tjetër modele nxjerr mesazhet e

Adami vazhdon të konfirmojë se është i martuar, por se "është paksa e komplikuar". Ai gjithashtu i thotë modeles se ai dhe gruaja e tij janë në pritje të një djali dhe planifikojnë ta quajnë fëmijën Zea. Presim një tjetër reagim nga Adam!