'Kosovarët shkojnë shumë në Dubai', Kejvina dhe Arta Nitaj reagojnë ndaj Monikës

Banorët e Big Brother VIP këto ditë kanë pasur detyrë të zbulojnë disa sekrete mes tyre. Udhëtimet në Dubai ishte një nga sekretet që ka shkaktuar edhe diskutime mes banorëve. Për këtë Monika Lubonja ngacmoi moderatoren nga Kosova, Egzona Rafuna duke i thënë se kosovarët shkojnë shumë në Dubai.
“Ju Kosovarët shkoni shumë në Dubai”, i tha Monika.
“Me thënë të drejtën nuk e kisha parë këtë lloj statistike që po thua ti”, i është përgjigjur Egzona.
Deklarata e banores së “Big Brother VIP” u komentua edhe në rrjetet sociale. Një reagim ka ardhur edhe nga modelet të cilat e vizitojnë shpesh këtë destinacion, Kejvina Kthella dhe Arta Nitaj.
Kejvina publikoi një foto të saj nga Dubai ku shkruante me ironi: “Në Dubai praa”.
Këtë foto e ka ripostuar edhe Arta Nitaj duke shkruar: “Aty pra aty”.