Elgit Doda surprizon Donaldin dhe i kërkon lekët Monikës

Xing

E Shtunë 15 Janar 2022, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Donaldi ka marrë një surprizë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP. Elgit Doda e ka surprizuar aktorin, me të cilin kanë një bashkëpunim.

Elgit Doda interpretoi këngën “Ku je” ndërsa Donaldi puthte e përqafonte Beatrix.

Elgiti i dha një mesazh Donaldit duke thënë: “Kjo është Big Brother, kjo është loja. Vazhdo kështu”.

Nuk mbaroi me kaq pasi Elgit Doda dhe Romeo kanë realizuar një projekt që e kanë titulluar “Piloti i zemrës”.

“I kemi përgatitur Monikës diçka shumë të bukur, por Monika nuk ka lekët”, tha Doda.

I kam i kam, sa të dal do i paguaj”, iu përgjigj Monika dhe më pas të gjithë shijuan këngën.

Poll