Nga Tea-Andi-Beart tek Bora-Donald-Trixa, 2021: Viti i trekëndëshave të dashurisë

Xing

E Hënë 10 Janar 2022, 13:01 / Kategoria XingFeed / 

Viti 2021 nisi me një trekëndësh dashurie në showbiz dhe përfundoi po me një trekëndësh dashurie. Në janar u zbulua se Tea dhe Andi, të cilët dolën çift nga “Përputhen” në fakt nuk ishin bashkë. Tea kishte nisur një lidhje me Beartin dhe në rrjet u publikuan fotot të tyre duke u puthur që vërtetuan aludimet.

Të tre protagonistët, Tea, Andi dhe Bearti u detyruan të sqaronin situatën përmes videove në rrjete sociale e në fund u mësua se Tea e Andi nuk ishin vërtet bashkë, por dalja e tyre bashkë nga emisioni kishte qenë thjesht show. Tea u vendos përballë shumë sulmeve, megjithatë lidhja e saj me Beartin vazhdon dhe për ca kohë derisa çifti deklaruan ndarjen.

Mevlani gjithashtu u përfshi në një trekëndësh dashurie me Ledjanën dhe Antonelën. Dy vajzat luftuan për dashurinë e tij dhe Mevlani në fund zgjodhi Ledjanën. Por as lidhja e tyre nuk zgjati dhe shumë shpejt deklaruan ndarjen. Këtë vit Mevlani është rikthyer në “Përputhen” për të gjetur sërish dashurinë e këtë herë shpresojmë të mos përfshihet më në trekëndësha dashurie.

Trekëndësh dashurie ndodhi edhe në “Përputhen +40”. Çimi dhe Stela u deklaruan për njëri-tjetrin, por pas daljes nga emisioni,Çimi nisi një lidhje me ish-konkurrenten Lindita Bimi. Në rrjet u publikuan video të dyshes duke u puthur në buzë dhe të ftuarit në ditëlindjen e Linditës zbuluan se ata janë çifti më i ri.

Bora-Donald-Trixa, ky padyshim ka qenë trekëndëshi i dashurisë më i komentuar në showbiz sepse gjithçka ndodhi para syve të publikut. Ishte takimi i Donaldit dhe Borës brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe një puthje që bëri të gjithë të mendonin se ata u rikthyen bashkë. Por papritur Donaldi nisi një histori të re dashurie brenda shtëpisë me Beatrix Ramosaj.

Banori u vendos përballë një situatë të sikletshme kur të gjithë s’po kuptonin ç’po ndodhte derisa ai sqaroi se kapitullin me Borën e ka mbyllur dhe dëshiron të ndjekë zemrën.

Poll