7 Dhjetor 2021, 18:36

Housing Afghans, Rama receives an award from Clinton: When I got on the phone he told me ...

Strehimi i afganëve, Rama merr çmim nga Clinton: Kur e mora në telefon më tha...

XING

Strehimi i afganëve, Rama merr çmim nga Clinton: Kur e mora në

Kryeministri Edi Rama është nderuar nga ish kandidatja për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, me çmimin “Vital Voices Global”. Kjo për shkak të ndihmës së Shqipërisë në strehimin e afganëve dhe për përfshirjen e një numri të lartë grash në kabinetin qeveritar.

Clinton është shprehur se falë udhëheqjes së Ramës më shumë se 1000 afganë janë të sigurt në Shqipëri.

“Kryeministri Rama hapi dyert e Shqipërisë për njerëzit nga Afganistani falë udhëheqjes së tij më shumë se 1000 afganë të evakuar janë të sigurt në Shqipëri. Kur e mora në telefon për ta falenderuar ai u përgjigj shumë natyrshëm që çfarë tjetër mund të kishim bërë. Rama shënoi një rekord historik duke emëruar një numër të lartë grash në qeverinë e tij. Disa prej tyre janë këtu këtë mbrëmje. Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në axhendën e tij. Kam nderin t’i jap çmimin e pionerit Global kryeministrit Edi Rama”, ka thënë Clinton.

Burimi: "Abc News"