Showbizz Shqiptar, 6 Dhjetor 2021, 22:57

'Është dhunë', Daniela akuzon konkurrentin e 'Love Story' se e ka kapur me zor për ta puthur

XING

'Është dhunë', Daniela akuzon konkurrentin e 'Love

Gjatë spektaklit të sotëm në “Love Story 2”, është publikuar skena kur Rei kap me forcë Danielën dhe tenton ta puthë, por ajo nuk e ka lejuar. Tentativa e puthjes së Reit për Danielën për opinionistët dhe për konkurrentët është quajtur dhunë.

'Është dhunë', Daniela akuzon konkurrentin e 'Love

Daniela është shprehur se ndihet e dhunuar, ndërsa Rei është shprehur se nuk ka ndodhur puthja dhe ai ka dashur që t’i pastrojë gjakun tek buzët pasi e ka vrarë me pirun duke i dhënë ushqim.

'Është dhunë', Daniela akuzon konkurrentin e 'Love

Alekta Vejsiu: Kjo është puthje kundër dëshirës?

Rei: Nuk ishte puthje fare.

Daniela: Për mua, a mund të jap unë elegancë në këtë lloj forme?

Rei: Të më thuash mua ti i trashë.

Roberti: Alketa, Daniela ka të drejtë, nuk merret puthja me forcë.

Rei: Po nuk ishte puthje, u vra

Daniela: Më kapi me zor. Është dhunë.

Rei: Po ti doje vetë.

'Është dhunë', Daniela akuzon konkurrentin e 'Love

Bleona: Ajo vajza të tha jo që në fillim. Të dëgjova dhe në emisionin tjetër dhe the që ishe xheloz. Xhelozia në dashuri mund të ndodh kur e do, por t’i nuk e do dhe je xheloz quhet posesivitet. Për sa i takon Danielës, ti the që ke humbje në jetë. Reagimi i Reit ka ardhur nga takimi jot i kaluar. Po çfarë janë këto që ndodhin.  Nëse ti puthesh me një mashkull që në takimin e parë, dhe ti që do të hapesh një familje çfarë mendimi do ketë ai për ty.

'Është dhunë', Daniela akuzon konkurrentin e 'Love

Daniela: Puthja me Vilianin ndodhi se ma rrëmbeu. Ndërsa ishte ambienti i tillë. Me Rein ishte ndryshe, ishte terreni luftë sfidë dhe më kapi me dhunë. Ajo që bëri Rei ishte dhunë.

Bleona: Po çfarë mesazhi jep ti puthje në takimin e parë. Ju duhet të krijoni ndjenja, dhe jo të shkëmbeni bakteret me njëri-tjetrin./tvklan.al