Shkaku i sherrit mes Antonelës dhe Arjolës, vjen reagimi i Atdheut

Xing

E Mërkurë 1 Dhjetor 2021, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Debati i ashpër që nisi para disa ditësh mes Antonelës dhe Arjolës brenda shtëpisë së "Big Brother Vip" u zhvillua edhe sonte gjatë spektaklit. Antonela deklaroi se ‘molla e sherrit’ për to është dikush jashtë dhe ai është Atdheu, ish konkurrent i "Për’Puthen".

Nuk vonoi shumë dhe Atdheu reagoi duke deklaruar publikisht mbështetjen e tij për Arjolën.

“Jo 6 vite por do kalojnë edhe 60 vite tjera do kesh respektin tim, mbështetjen dhe çdo gjë tjetër ça do që të jetë. Derisa të vdes", shkruan Atdheu në postimin e parë.

"Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe një artiste e talentuar", vazhdon Atdheu duke postuar foto me Arjolën.

"Kjo foto është ditën e parë tek Përputhen, Arjola është aktore në Portokalli dhe ishte aty kur nuk ishte asnjë tjetër për mua. Më mbështeti pafund. Është momenti që do ta mbështes unë atë. Forca Arjola. Unë e di se kush je", përfundoi ai.

Poll