Romeo surprizon Donaldin me audion prekëse: Jam gabuar

Xing

E Martë 30 Nëntor 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Një surprizë shumë prekëse ishte organizuar nga binjaku i Donaldit, Romeo Veshaj. Fjalët e tij të ndjera përlotën Donaldin e të gjithë banorët e tjerë.

"Demi i vëllait, e di që nuk isha dakort që t’i të futeshe në BBV por sot e kam kuptuar se kam qenë gabim. Kam kuptuar se unë thjesht nuk doja që të jetoja dot pa ty. Sot jam i lumtur që prezantohem si vëllai i Donaldit dhe jo vetëm si Romeo. Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot’. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur", tha Romeo.

Pas mesazhit që ka marrë nga vëllai binjak, Donaldi ka shkuar në dhomën e rrëfimeve ku ka folur rreth ndjesisë që mori.

Ai u shpreh se u ndje shumë mirë por ka momente sikur i duket se nuk i bën gjërat siç duhet dhe nuk e ka Romeon që t’i japë drejtim. Megjithatë thekson se qëllimi i tij është të bëjë krenar vëllain dhe prindërit.

Donaldi: Mu duk sikur më ndaloi zemra.

Arbana: Kush luan rolin e vëllait të madh?

Donaldi: Ai është më i vogël se unë se ka lindur 5 minuta më vonë por për mua është si vëlla i madh. Gjithçka e kemi bërë bashkë në jetë. Jemi përballur bashkë me çdo gjë në jetë. Këtu e kam pasur të vështirë se nuk jam mësuar vetëm dhe më ka marrë shumë malli. Nuk e imagjinoj dot sa më ka marrë malli.

Arbana: A i prisje ato fjalë?

Donaldi: Ka momente që e humbas këtu brenda, mendoj se po veproj gabim, se nuk po bëj veprimin e duhur. Dua të bëj krenar atë dhe familjen time. Unë se di deri ku kanë arritur përmasat e këtij show por realisht më bëhet shumë qejfi, mezi po pres ta takoj. Mezi po pres.

Pas kësaj bisede, moderatorja Arbana i theksoi se Romeo ka zgjedhur që të mos shkojë për ta takuar sepse Donaldi zgjodhi të bëhej i vetëm pjesë i formatit. Për këtë, Donaldi tha, “Nuk e besoj”, ndërsa Arbana u përgjigj se “ka sjellë 2 përfaqësues të tjerë.”

Poll