'Nëse i duhet ndihmë, do dal në rrugë', këngëtari i njohur i ofron ndihmë Adrianës

Xing

E Martë 30 Nëntor 2021, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, i preku të gjithë me statusin e publikuar dje ku njoftobte se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru, duke dhënë dhe një mesazh të fuqishëm për jetën. Pas njoftimit të saj, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

"NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…Kam dal për shumë kënd në rrugë, në borë e në shi, për nëna, vajza, motra e vëllezër, të rinj e të reja, për të bërë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro së bashku me shqiptarët anekënd botës. Nëse rastësisht  i duhet ndihma nga ana jonë, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prapë edhe për artisten tonë, do të dale në rrugë si ushtar i saj, për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!”, ka shkruar Labi.

Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën.

“E vleresoj shume iniciativen e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrenjte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar. Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, shkruan aktorja.

Poll