'Po bëja dush e erdhi', Antonela zbulon çfarë i bëri Valonit

Xing

E Enjte 25 Nëntor 2021, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Valon Shehu është pritur mirë nga banorët pas hyrjes së tij në "Big Brother VIP". Por Antonela Berisha i kishte bërë atij një shkaka. Ajo tregoi në bisedë e sipër në tavolinën e ngrënies, ku ndodheshin dhe disa banorë të tjerë, se çfarë i kishte bërë këngëtarit.

“A e dini çfarë i bëra Valonit mbrëmë? Isha duke bërë dush dhe duke hyrë Valoni aty në banjë më shef mua që jam duke bërë dush edhe ndihet në siklet edhe ikën. Dal unë prej dushi dhe them ti bëj shaka, i shkoj tek dera dhe i them: ‘Dëgjo këtu çfarë po të them, të jetë hera e fundit që unë kur të jem në banjo ti hyn brenda!’ Dhe ai ngeli kështu. ‘Më fal’ tha ‘Unë nuk e dija’ mua më kapi gazi. Më tha: ‘Ti s’je normal a!’, tregoi Antonela.

MOTI NE TIRANE
Poll