Flet miku i ngushtë i Fifit: S'e kam parë kurrë si mbrëmë

Xing

E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Kreshnik Ibrahimi, miku i ngushtë i Fifit ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon pasditen e sotme. Ai pohoi se gjendja e këngëtares gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother Vip ka shqetësuar shumë atë dhe familjarët.

“Prindërit dhe familjarët janë shumë të shqetësuar dhe me porosi të tyre jam këtu sot. Fifi nuk po aktron dhe më vjen keq që shoh komente që e sulmojnë”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Fifi është shumë emocionale dhe jashtë, por që kurrë s’e ka parë në atë gjendje si mbrëmë.

Kreshniku theksoi ndër të tjera se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe asaj i është dashur të luftojë gjithë kohës.

MOTI NE TIRANE
Poll