Fifit i bie të fikët në transmetim live

XING
Një situatë i ka shqetësuar të gjithë banorët, Arbanën e publikun që e ndiqte nga shtëpia "Big Brother VIP" mbrëmjen e sotme. Fifi teksa debatonte me Balinën, i ka rënë të fikët.
Fifi dhe Balina po debatonin për marrëdhënien e Sarës dhe Pajtimit, gjë për të cilën Fifi është ende e irrituar.
"Dua të dal nga shtëpia", tha Fifi dhe pas kësaj fjalie ra në tokë pa ndjenja. Banorët të lemeritur nga ajo çfarë panë bërtitën, kamerat u hoqën nga shtëpia dhe spektakli kaloi në publicitet.
Pas publicitet Arbana i pyeti banorët çfarë mendojnë për situatën, por të gjithë ishin të shokuar.