'Ishte rëndë me oksigjen', miqtë rrëfejnë bisedat e fundit me Hueydën: Dola nga spitali se jam mirë

Xing

E Martë 23 Nëntor 2021, 18:06 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Artistja Hueyda El Saied prej më shumë se një viti po luftonte me sëmundjen e kancerit të gjirit por ajo kishte zgjedhur të mos i tregonte asgjë, as miqve e të afërmve. Miq të artistes të ftuar në “Ftesë në 5”, tregojnë se ky lajm i erdhi shumë i papritur.

Gazetari Bledi Strakosha tregoi se Hueya ishte në gjendje të rëndë me oksigjen, por kur kishte dalë nga spitali u kishte thënë se ishte më mirë për të mos i shqetësuar.

"Ka vuajtur gjithë jetën, sot kisha një inat me Zotin, pse duhet të vuante deri momentin e fundit. Dhe ndarjen nga jeta e pati me peripeci, një vit e ca ishte me kimioterapi, me oksigjen. Deri në momentin e fundit askujt nuk i tha jam sëmurë, jam keq. Madje dhe kur doli nga spitali miqve të ngushtë i tha dola se jam më mirë", tregoi Bledi Strakosha.

MOTI NE TIRANE
Poll