27 Tetor 2021, 01:21

'I fell into a trap', Miss Serbia regrets the eagle and leaves the race

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për shqiponjën dhe lë garën

XING

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për

Miss Intercontinental Serbia Valentina Petrovic i habiti të gjithë me gjestin e fundit, ku së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën kanë bërë me duar shqiponjën dy-krenare.

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për

Pasi shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet dhe serbët iu kundërvunë duke e quajtur provokim, Valentina ka bërë nje status ku kërkon falje dhe bën të ditur se ka lënë garën.

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për

“Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.

Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”.

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për

'Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për