Zjarr në pallat në Tiranë, nëna u fut për të shpëtuar djalin, i mbuloi flaka të dy

Xing

E Shtunë 16 Tetor 2021, 10:10 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një grua 62-vjeçe ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë si pasojë e një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e “Astirit” ndërsa djali i saj është në spital nën kujdesin e mjekëve. Viktima është Hava Osmenaj. I lënduar ka mbetur djali i saj Klodjan Osmenaj. Sipas policisë rreth orës 05:55 apartamenti i tyre në katin e tretë të një pallati në zonën e “Astirit” është përfshirë nga flakët.

Në pamundësi për të dalë jashtë nënë e bir janë hedhur nga lartësia, dritarja për të shpëtuar, por 62 vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa djali i saj 36 vjeç ndodhet në spital.

Një fqinje u shpreh për "Abc" se në momentin që banesa u përfshi nga zjarri, e moshuara doli dhe kërkoi ndihmë, por nuk pranoi që të zbriste pa marrë djalin. Në çastin që u fut për të marrë të birin u bllokun të dy brenda dhe u hodhën nga dritarja për të shpëtuar.

“Gruaja ishte duke shpëtuar, doli tek dera, por nuk dëgjoi u kthye me marrë djalin. Bëri thirrje, ndihmë, ndihmë. Djali nuk dilte se thoshte kam frikë policinë. Kur u kthye e mbuloi flaka dhe doli nga ballkoni.

Policia erdhi një fije me vonesë, po edhe zjarrfikësja erdhi ca vonoi erdhi. Shteti e ka ditur këtë punë si do të përfundonte. Sa ikin policët ai shkonte me pirë kafe, ne po të bëjmë diçka na kap policia” tha banorja e pallatit.

Burimi: Abcnews.al

MOTI NE TIRANE
Poll