Fifi flet për marrëdhënien me Granitin: E pëlqej por...

Xing

E Shtunë 16 Tetor 2021, 01:01 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Marrëdhënia dhe afërsia me Fifin dhe Granitin është komentuar më shumë se kurrë ditët e fundit. Pas vuajti dënimin prej 2 ditësh në Dhomën e Dënimit prej thyerjes së rregullave, Graniti e mikpriti rikthimin e saj me një surprizë tepër romantike.

Mbi krevatin e saj u gjendën qirinj të ndezur dhe shkronja, gjë që Fifin e emocionoi tepër.

"E pëlqej por është pak shpejt për tu lidhur",- deklaroi Graniti gjatë spektaklit të së premtes.

Dyshja komentoi edhe skenat e xhelozisë që janë shfaqur në raportin mes tyre përgjatë ditëve të fundit.

Loja e epiteteve ishte arsyeja që Fifi xhelozoi Granitin dhe pretendoi se po hynte mes tij dhe dikujt tjetër.

"U mërzita jo nga xhelozia, por e kisha më shumë për prindërit. I kisha parë në ëndërr dhe kisha merkaun se mos kishin ndonjë nevojë. Por edhe presioni i Granitit ka ndikimin e vet", sqaroi Fifi.

MOTI NE TIRANE
Poll