‘U ndjeva i lënduar’, i shoqi i Palomës reagon pasi ajo tregoi problemet e tij me alkoolin

Xing

E Premte 15 Tetor 2021, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Paloma rrëfeu së fundmi betejën e bashkëshortit me alkoolin. Ajo zbuloi se në atë periudhë Alandi ka ushtruar dhunë ndaj saj, aq sa është dashur të ndërhyrjë policia.

"Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më pëplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën", deklaroi ajo, teksa shtoi se tani është shumë krenare që familja e saj është më e shëndetshme se kurrë.

Pas deklaratës së saj ka reaguar dhe i shoqi. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur i lënduar, pasi sipas tij Palomai i përsërit shpesh gjërat.

"Unë nuk fsheh çfarë kam bërë në jetë dhe nuk i kam fshehur ndonjëherë problemet që kam pasur me alkoolin. Por, tashmë u bënë dy vite që unë vetëm po prodhoj muzikë të mirë dhe i jam dedikuar familjes. U ndjeva pak i lënduar që po e tregonte disa herë. Sepse nuk më mërzit fakti që i tregon historitë e jetës, por fakti që i përsërit shumë shpesh", ka thënë ai, raporton "Top Albania Radio". 

MOTI NE TIRANE
Poll