Dragos festoi ditëlindjen dhe Angela u tregua kaq romantike

Xing

E Enjte 14 Tetor 2021, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Dragos Savulescu ka festuar ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, modelja Angela Martini. Ajo publikoi një video romantike krah biznesmenit dhe i bëri urimin më të bukur.

Angela renditi cilësitë që dashuron tek Dragos dhe shkroi se nuk do të ndryshonte kurrë asgjë.

“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, që tregohesh besnik e po ashtu edhe shpirtin tënd. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, shkruan Angela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

MOTI NE TIRANE
Poll