'Jeni horra, u bëre ti plehrë', sherr në Kuvend, Basha nxehet keq me Shalsin

Xing

E Enjte 14 Tetor 2021, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i PD, Lulzim Basha është nxehur me deputetin e PS, Eduart Shalsin, ndaj të cilit ka reaguar me tone të ashpra.

"U bëre ti plehrë. Jeni horra dhe banditë fundërrinë", iu drejtua Basha Shalsit.

Ndërsa Shalsi i tha se po bën teatër dhe trashja e zërit “tremb ndonjë laraskë”.

Shalsi: Nuk e ke kuptuar sa i dobët je. Trashja jote e zërit mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje.

Basha:  Më tregon ti mua… U bëre ti plehrë. Jeni horra dhe banditë

Shalsi: Më bën për të qeshur me këtë natyrën e të bërit të fortit

Basha: O fatkeqësi. O plehrë, o fundërrinë.

Shalsi: Do ta jepja me qejf fjalën time. E di pse qesh, se ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë dhe mendon se do mbijetosh në politikë me këtë stilt ë foluri. Teatër, teatër.

MOTI NE TIRANE
Poll