‘Vajza nuk ka lidhje me baletin’, Albi Nako sqaron të vërtetën e videos virale

Xing

E Mërkurë 13 Tetor 2021, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Albi Nako ishte së fundmi i ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, ku foli rreth videos nga emisioni “T’ka mami yll”, që bëri xhiron e rrjetit. Ai tha se Liana është vajza e një shoku të tij dhe se nuk ka lidhje me baletin.

Albi tha se babai i Lianës ia ka besuar vajzën në mënyrë që të heqë dorë nga ushqimet dhe të merret me aktivitet fizik.

“Liana është vajza e një mikut tim. Është e pranishme në akademi që prej 6 muajsh, aspak me aspiratën për t’u bërë një balerinë, por e dorëzuar nga babai i vet te unë konkretisht dhe ky është një fakt, e dorëzuar te unë për arsyen e shëndetit. Kjo do të thotë që fëmija nuk ka lidhje me baletin, por vetëm të ushtrohet fizikisht, që të heqi dorë nga ushqimet, sepse ky brez nuk ushqehet shëndetshëm. Ky është qëllimi. Liana nuk është pjesë e audicioneve. Nuk mund ta mohoj që ndoshta ne kemi përdorur një batutë jo të duhur, por aspak dashakeqëse, nuk ishte bullizim. Babai i saj është miku im prej vitesh. Duke parë ftohtë ndoshta nuk mund të ishte një frazë e duhur, por nuk ishte qëllimi im denigrimi i një fëmije 7 vjeç", u shpreh koreografi.

MOTI NE TIRANE
Poll