Një zarf i zi/ Shkelën rregullat, Big Brother ndëshkon VIP-at

Xing

E Martë 12 Tetor 2021, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

VIP-at kanë thyer jo pak rregulla këtë javë prandaj në shtëpinë më të ndjekur ka mbërritur një zarf i zi, i cili tregonte se disa prej tyre do të merrnin një dënim.

Kamerat kanë kapur momentet kur disa prej tyre kanë fikur mikrofonat, kanë dëmtuar objektet e shtëpisë, nuk kanë respektuar kohën e përgatitjes për spektaklin, kanë mbuluar nga kamera ambjente të shtëpisë apo nuk janë mbledhur në momente të caktuar diskutimi për buxhetin.

Për këtë arsye Big Brother ka vendosur që të dënojë disa prej banorëve në mënyrë të tillë që të ndërgjegjësohen për korrektësinë dhe disiplinën që duhet të kenë gjatë qendrimit në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

MOTI NE TIRANE
Poll