Më në fund: Del traileri i serialit ‘H.O.T’, zbulohet në cilin ekran do e shohim

Xing

E Mërkurë 15 Shtator 2021, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Seriali i parë dhe i shumëpritur i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana), do të transmetohet së shpejti në ekran dhe jeni kuriozë ta dini se ku? Këtë e ka zbuluar vetë Ermali ditën e sotme, teksa ka dalë më në fund dhe traileri i serialit.

“H.O.T” do ta shikojmë të transmetuar në Tv Klan. Ermali ka publikuar në rrjete sociale trailerin, ku shihet pak nga puna e palodhur e stafit për të sjellë një serial që padyshim do thyejë rekorde në shikueshmëri.

Nga traileri shihet se “H.O.T” do t’i këtë të gjitha: romancë, humor, tradhti, puthje të nxehta, ëndrra por dhe sherre, intriga.

Kujtojmë se seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjord Mezinin. “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

MOTI NE TIRANE
Poll