Gruaja padit fqinjen: Kërkon të joshë tim shoq me të brendshmet e varura në tel

Xing

E Mërkurë 15 Shtator 2021, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një grua në Meksikë ka paditur fqinjen e saj në polici për një arsye të çuditshme. Yuvitza E, 42 vjeç, i tha policisë se fqinja i saj i kishte varur tangat në telat e kopshtit para shtëpisë, në përpjekje për të “joshur” burrin e saj.

Kur policia mbërriti në shtëpinë në shtetin juglindor të Quintana Roo, Yuvitza i tha policisë se donte të bënte një akuzë zyrtare kundër saj.

42-vjeçarja i tha policisë se e kishte parë në mënyrë të përsëritur burrin e saj duke vështruar të brendshmet e fqinjes.

Sipas saj nuk ishte rastësi që fqinja i vari të brendshmet në tel ditën e shtunë, kur bashkëshorti i saj ishte pushim. 

Sipas raportimeve policia informoi Yuvitza se fqinja nuk po kryente asnjë krim duke nderë rrobat e saj.

MOTI NE TIRANE
Poll