E rëndë/ 28-vjeçari vret të fejuarën, tre javë më parë i propozoi

Xing

E Mërkurë 15 Shtator 2021, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një vajzë e re, 23-vjeçare është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj, 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Moldavi dhe Ana Fantaziu e Roman Vlas? kishin dy vite bashkë.

Ana ishte mjeke praktikante dhe vetëm 3 javë më parë kishte marrë propozimin romantik nga Roman. 

28-vjeçari kishte shkuar të takonte prindërit e të fejuarës dhe babai i saj tregoi se kishin patur një debat. Babai i Anës tha se ai iku nga shtëpia për të kërkuar ndihmë pasi dhëndri i tij i ardhshëm i kërcënoi ata me armë.

Babai dëgjoi dy të shtëna dhe më pas policia gjeti trupat e mjekes praktikante dhe të fejuarit të saj në shtëpinë në fshatin Fundul Galbenei, rrethi Hînce?ti.

Shoqja e Anës, Maria Buzu tha se dyshja kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme, por Roman ishte xheloz, diçka që ajo e kishte diskutuar me Anën.

Burimi: Mirror

MOTI NE TIRANE
Poll