Babai i vrau nënën, bashkia akordon ndihmë financiare për vajzën 3 vjeçare

Xing

E Martë 14 Shtator 2021, 20:08 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Këshilli bashkiak i Fierit në mbledhjen e sotme ka miratuar një fond ndihme financiare prej 10 mijë lekësh të reja që do të jepet cdo muaj për vajzën e mitur të së ndjerës Sabrina Bengaj, e cila u ekzekutua nga ish-burri Elton Metaj.

23-vjeçarja u vra pak ditë më parë me kallashnikov në derën e shtëpisë duke ngrënë bukë. Sabrina ishte me masë mbrojtje nga Gjykata, por Metaj ishte liruar nga burgu prej vendimeve të gjyqtarit Piro Sota.

Vajza 3-vjeçare tashmë ka mbetur jetime, me nënën e ndjerë dhe babain sërish në burg.

MOTI NE TIRANE
Poll