'Si e mora vesh që kam kancer', rrëfimi prekës i regjisores shqiptare

Xing

E Shtunë 11 Shtator 2021, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha ka disa muaj që është diagnostikuar me kancer në vezore. Në një intervistë për “Prive”, ajo ka treguar pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, duke përmendur ndër to 7 prillin e këtij viti, kur edhe ka kryer operimin e parë.

Regjisorja ka deklaruar se është mjaft optimiste për çfarëdo situate të vështirë dhe rezistenca ndaj kësaj beteje ka qenë mënyra se si ajo ka ecur përpara.

“Unë në mars të këtij viti e kam marr vesh që kam kancer në vezore edhe ai ka qenë një moment shumë i vështirë, si për mua, si për Fatosin, si për Lekën, si për krejt familjen sepse nuk iu kem i treguar në fillim edhe në konsulta me doktorët është sjell vendimi që duhet të operohet edhe në kohë të pandemisë ka qenë shumë vështirë me ardhë deri te ajo, unë nuk e di hala sot se qysh ka mbërritur doktori im edhe doktori në Gjermani që aq shpejt në një kohë kur ne ishim aq të mbyllur dhe udhëtimet ishin problematike, ta caktojnë datën e operacionit.

Unë jam në jetë një person shumë praktik, diqysh krejt gjërat i marr si: Në rregull, le ta shohim se çfarë ka, sa është e vështirë, hajde tash të marrë shënime si ‘përfundoi kjo, përfundoi kjo’, dhe mendoj që edhe sëmundjet dhe çdo gjë duhet të gjej zgjidhje dhe njësoj e kam marrë edhe sëmundjen. Së pari, kur më tha doktori se duhet të operohem, i thash: Në rregull, te shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku mund të gjendjen financat, qysh kemi me ia bo edhe d.m.th jemi përqendruar në atë gjë”, ka thënë Vjosa.

MOTI NE TIRANE
Poll