Luana sjell dy këngë verore, por ka një problem

Xing

E Enjte 22 Korrik 2021, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Luana Vjollca ka punuar për dy këngë të reja verore, që siç tregon janë aq të bukura sa i do fort. Por ka një problem dhe kjo është arsyeja pse nuk po i publikon.

Këngëtarja shkruan se gjërat që i do fort, dëshiron që t'i ruajë për vete prandaj nuk po vendos dot për t'i publikuar. 

“I kam dy këngë verore që i dua shumë. T’i publikoj apo t’i ruaj? Po unë gjërat që i dua fort, i ruaj”, ka shkruar Luana .

Kujtojmë që Luana pak ditë më parë arriti të firmoste kontratë me Sony Music Industry, duke u bërë pjesë e kompanisë së njohur muzikore.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”, shkroi Luana.

MOTI NE TIRANE
Poll