E rëndë/ U fut në lumë për tu larë, mbytet 7 vjeçari në Berat

Xing

E Enjte 22 Korrik 2021, 10:10 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një 7 vjeçar është mbytur në ujërat e  lumit këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, në lumin Osum. shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Trupi i pajetë i të miturit është gjetur nga policia dhe banorët.

“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë. Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

MOTI NE TIRANE
Poll