Rita kërkon speca me gjizë mes Los Angeles dhe ja si mami i vjen në ndihmë përtej oqeanit

Xing

E Enjte 22 Korrik 2021, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Rita Orës i ka vajtur neps për ushqim shqiptar dhe duke mos e pasur të ëmën pranë i ka kërkuar recetën. Vera, e cila ndodhet me pushime ka publikuar disa pamje ku tregon se Rita i ka kërkuar recetën e specave më gjizë.

“Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares.

Prindërit e këngëtares shqiptare Besnik dhe Vera Ora ndodhen në Ulqin pas pushimeve në jugun shqiptar.

MOTI NE TIRANE
Poll